Panucci nis të mësojë shqip, me fjalë ‘të pista’

19/03/2018 13:46

Nëse De Biasi i bëri të gjitha manovrat për të qenë sa më shumë shqiptar, kur pas pasaportës shqiptare mësoi të flasë edhe shqip, pasardhësi i tij, Cristian Panucci nuk ka patur kohë mjaftueshëm që të tregojë shenja të shqiptarizimit.

Gjithësesi ish-mbrojtësi I Milanit e ka vullnetin që të flasë shqipen, edhe pse nuk e ka bërë me fjalët më të mira të mundshme. Në konferencën për shtyp në prag të grumbullimit të ekipit kombëtar për ndeshjen miqësore me Norvergjinë, Panucci i është përgjigjur interesimit të gazetarëve për refuzimin që disa futbollistë i kanë bërë Shqipërisë.

“Nëse një futbollist më thotë një herë jo, ai nuk ka mundësi të kthehet më te Shqipëria. Gjithësesi dua të theksoj se këta futbollistë nuk kanë b… të zgjedhin vetë”, deklaroi trajneri italin i kombëtares.

Top Channel