Në pritje për t’u rikthyer në fushë, pas operacionit në kaviljen e këmbës së djathtë, Nyemar ka vendosur të ndryshojë modelin e flokëve.

Sulmuesi i PSG, që po kalon një periudhë pushimi të tejzgjatur në një rezort ëndrrash në Mangaritiba është bindur nga disa prej miqve të tij më të afërt, që po e shoqërojnë në këtë peirudhë, që të provojë ‘gërshetat’ me flokët e tij. Braziliani gjithnjë ka qenë i gatshëm për aventura të tilla dhe i ka bërë gërshetat menjëherë.

Dhe duket se kjo zgjedhje i ka pëlqyer, pasi nuk i ka rezistuar dot tundimit për ta shpërndarë më pas atë foto në rrjetet sociale, që për të janë bërë shumë aktive ditët e fundit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel