Andrea Dovizioso arriti të fitojë premierën e këtij sezoni në MotoGP, pasi preu finishin i pari në garën emocionuese të zhvilluar nën dritat e pistës së Lozail në Katar. Piloti italian i Dukatit mori 25 pikë në fundin e një përmbysjeje të bukur ndaj Hondës së drejtuar nag Mark markez.

Spanjolli u rendit i dyti ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit veterani Valentino Rosi, gjithmonë aty për të luftuar pavarësisht moshës.

Nisja e bukur e Zarko, ishte vetëm ajo çka dhuroi fituesi i pole position pasi më pas ai u zhduk mes pilotëve të tjerë në pistën në mes të shkretëtirës ndërsa protagonistë u bënë të tjerë. Mark Marquez e provoi deri në fund të parakalonte italianin, pro ashtu si në Austri dhe Japoni në sezonin e kaluar, u desh të dorëzohej në kthesën e fundit.

Valentino Rosi ndërkohë me këtë rezultat i dha përgjigjen e duhur kritikëve pse Yamaha i rinovoi kontratën. Për tu theksuar dhe paraqitja e mirë e Vinjales që ishte autor i një përmbysjeje të bukur nga vendi i 15 e deri në finishin i gjashti.

Top Channel