Bayern Munchen nuk ka ndërmend që të privohet nga sulmuesi polak, Robert Lewandowski, që është në shënjestër nga disa prej klubeve kryesore evropiane.

Nëse do të kërkosh në gjeneratorët e kërkimit emrin e sulmuesit polak, menjëherë e lidhin me Real Madrid. Dhe nuk është për t’u habitur, pasi shpesh mediat spanjolle kanë njoftuar lëvizje konkrete nga skuadra madrilene për sulmuesin e Bayern Munchen. E fundit ka qenë ‘El Mundo Deportivo’, sipas së cilës Real Madrid ka arritur një kontratë 2-vjeçare me gjigandin e sulmit.

Krahas madrilenëve prej kohës për sulmuesin e kombëtares polake interesohet edhe Manchester United, që nuk po gjen ende qetësi për vijën e parë të sulmit. Mourinho mendon se Lewandowski mund të luajë në disa pozicione të sulmit dhe çdo sforco ekonomike do të ishte e vlefshme.

Por përpara të gjithë zërave qëndron Bayern Munchen, që konfirmon se është nën kontratë me klubin bavarez deri në verën e vitit 2021. Bayern mendon se një sulmues që në 121 ndeshje në Bundesligë ka shënuar 100 gola dhe ka dhënë 22 asist, kurrësesi nuk mund të lihet i lirë. Tani pyetja lind: a do të tundohet Bayern Munchen nga një ofertë 100 milionë euro në aresë të sulmuesit?

Top Channel