Kukësi ka mundur Vllazninë 2-0 dhe shkëputet e vetme në vendin e dytë, pas javës së 26-të të Kategorisë Superiore.

Ishte një ndeshje pa shumë emocione ajo e luajtur mes dy skuarave veriore, me kuksianët që shfrytëzuan më mirë faktorin fushë, por edhe kualitetet. 2-0 u mbyll takimi në stadiumin “Zeqir Ymeri”,  me vendasit që kaluan në avantazh në minutën e 34-t me mbrojtësin Shameti, që shfrytëzoi me kokë një krosim të ardhur nga nga një goditje e ndaluar.

Përpjekjet e shkodranëve ishin modeste dhe nuk shkuan më shumë se tek një pretendim për 11-metërsh në dëm të Sukajt. Musolli në minuitën e 76-të vulosi shifrat 2-0 për Kukësin, që shkon në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Vllaznia pas dy barazimeve radhazi merr këtë humbje që e afron edhe më shumë me zonën e rënies nga kategoria.

Top Channel