Dy nga lojtarët simbol të historisë së Juventusit janë përfshirë në video-lojën “Pro Evolution Soccer 2018”.

Bëhet fjalë për Alessandro Del Pieron dhe Pavel Nedvedin, të cilët do të jenë protagonistët e radhës të lojës së futbollit të Konamit, si në versionin për celularë, ashtu edhe për PC.

Për të njoftuar “blerjet” e reja të “PES 18”, Konami ka publikuar një video ku ish-futbollistët shihen me fanelat e kombëtareve respektive.

Top Channel