Milani fiton dhe i afrohet zonës Champions, Roma bën detyrën

18/03/2018 17:30

Gola dhe emocione në stadiumin San Siro, aty ku Milan përmbysi disavantazhin ndaj Kievos duke fituar 3-2 në finale, suksesi i pestë radhazi i kuqezinjve të trajnerit Gatuzo.

Çalhanoglu u dha epërsinë vendasve, por ata e shpërdoruan në vetëm 1 minutë pasi Kievo shënoi me Stepinski dhe Ingleze.

Në fraksionin e dytë Milan gjeti barazimin me Kutronen ,ndërsa sigloi fitoren me Andre Silva. Në finale, Kessi humbi penallti.

Interi fitoi thellë 5-0 në fushën e Sampdorias, në një 90 minutësh ku protagonist absolut ishte Mauro Ikardi me 4 gola. Perisiç hapi festivalin e golave në qytetin e Xhenoas, para se në skenë të zbriste kapiteni i zikaltërve, me një prej golave që fitoi dhe duartrokitjet e kundërshtarëve.

Për t;u shënuar dhe suksesi 2-0 i Romës në fushën e Krotones, që mban kryeqytetasit në zonën e Champions League.

Top Channel