Festivali Multikulturor për Fëmijë dhe të Rinj, përmbylli edhe ditën e tij të fundit, duke plotësuar një fundjave me libra të rinj të letërsisë kushtuar kësaj grupmoshe, tryeza diskutimi rreth sfidave që i duhet të përballojë sot letërsia, përkthmi, apo afrimit të të rinjve me leximin.

“Këta fëmijë që duken sikur lexojnë më pak, janë të interesuar të lexojnë. Janë të interesuar të dëgjojnë. Problemi i parë dhe më kryesor është ne të promovojmë më shumë”, thotë Mariana Ymeri, drejtore e botimeve “Dituria”.

Ndërsa libri më i lexuar për fëmijë në botë është “Princi i Vogël” , nga Antione de Saint- Exupery, për letërsinë shqipe është simboli i shpirtit aventurier tek “Çufoja dhe bubi kaçurrel”. Por sot fëmijët janë të prirur drejt letërsisë europiane.

“Një brez i cili ka shkruar shumë është moshuar dhe brezi tjetër, i cili duhet të shkruajë për fëmijë, sepse unë jam sigurisht që letërsia origjinale të marrë sa më shumë, por ende nuk është formuar siç duhet”, shton Ymeri.

Në festival pati takime mes shkrimtarësh, përkthyesish e librarësh, të cilët hasën edhe diskutime të ndryshme në pëballje me fëmijet.

“Është e vërtetë që në letërsinë shqipe sot mbizotëron dhe këtë e dimë tashmë në bazë të një studimi edhe me statistika, letërsia e huaj. Shqetësimi i madh doli për faktin që shumë fëmijë, sidomos ata të Tiranës, thonë që tashmë ne këto kryevepra, si shembull Harry Poter-in, ose Gregun, ose Nikolasin e Vogël, i lexojmë edhe në anglisht. Unë duhet t’ju përcjell një mesazh të gjithë këtyre fëmijëve dhe t’ju them që në fillim duhet t’i lexojnë shqip”, shton Ymeri.

Po ashtu u përmend që edhe infrastruktura mbështetëse e leximit ka mangësitë e veta, duke dashur që festivale të tilla të kthehen në traditë.

Top Channel