Pasi kaloi me një barazimin Napolin, Inter do të jetë përballë një tjetër skuadre të vështirë, Sampdorias, që nga 44 pikë 32 i ka marrë pikërisht në fushën e saj.

“Samp është një skuadër e shkëlqyer, veçanërisht në ndeshjet që luan në shtëpi dhe pres një ndeshje të hapur. E qartë që rruga jonë drejt Champions kalon edhe përmes kësaj ndeshjeje, por jo vetëm, pasi janë  edhe 10 ndeshje të tjera dhe ne duhet të gjejmë vazhdimësinë”, deklaroi trajneri i Interit.

Nga 11 ndeshjet që kanë mbetur 7 Inter do t’i luajë jashtë fushe, ndërkohë që nuk fiton një ndeshje në transfertë që nga 25 nëntori. “Pres më shumë personalitet dhe një shembull është Napoli që ka të njejtën sjellje në çdo ndeshje. Mbajtja e ritmit të lartë duhet të jetë një praktikë në skuadër, jo vetëm në varësi të kundërshtarit. Po kërkojmë në çdo mënyrë të rrisim nivelin e lojës. Duhet të vrapojmë shumë në ndeshjet që na kanë mbetur. Nuk arrij ta kuptoj se si në shumë ndeshje kemi qenë pothuaj perfekt, si me Napolin, Juven dhe Romën, ndërkohë që në shumë të tjera nuk kemi qenë në formën e duhur ”, tha Spalletti.

Më pas trajneri i Interit foli edhe për formën e Ivan Perisic: “Ai është një futbollist fantastik. Edhe Crespo mbeti i mahnitur nga ajo që bëri në stërvitjen e fundit. Një futbollist si ai do të doja ta kisha gjithnjë me vete. Sigurisht ka edhe ndeshje kur nuk gjen ritmin e duhur”, shtoi me tej Spalletti që nuk la pa përmendur edhe të ardhmen e tij.

“Kam edhe dy vjet kontratë dhe duhet të meritoj Interin. Njihja Sabatinin dhe kam vlerësuar shumë dhe Ausilion, edhe pse shumë emra të merkatos i kanë shkuar mediat dhe ato kanë turbulluar skuadrën. Por ato emra duhet t’i ketë dhënë dikush, se ndryshe nuk dalin llogarite”, tha trajneri i Interit.

Top Channel