Një trekëndësh midis parasë, fesë dhe terrorizmit është ajo që shkrimtari belg Jan De Leeuw, vendos në qendër të librit të tij Babel. Nga ana tjetër është dashuria dhe miqësia, dy anë të një bote fututriste ku përfshihen shumë aspekte të realitetit ku jetojmë.

Me përkthim të Mimoza Dinos, libri vjen nga shtëpia botuese “Dituria”, duke sjellë në festivalin multikulturor për fëmijë dhe të rinj, vetë autorin.

“Nuk doja të shkruaja aspak për terrorizmin. Gjëja e parë për mua në libër është miqësia, jo terrorizmi. Pastaj më erdhi idea e dy vajzave brenda një kulle. Më duhej një arsye se pse gjendeshin aty. Kështu lindi idea e terrorizmit. Doja të shihja se si dikush tërësisht i pafajshëm mund të përfshihet nga një agresion”, thotë shkrimtari Jan de Leeuw.

Duket se pushteti, intriga, komploti e aktualiteti nuk kanë gjithmonë një forcë tërheqëse për lexuesit e rinj, por me këtë roman shkrimtari ja ka dalë ti përfshijë.

“Ne e dimë që njerëzit jane të përfshirë në shumë lojra pushteti.është diçka që duhet të përballemi me të. Pushteti përpiqet të na manipulojë nëpërmjet mediave, fesë apo politikës. Mendoj që është e rëndësishme që të kesh pushtet mbi veten tënde, pavarësisht asaj çka ndodh jashtë teje”, thotë shkrimtari më tej.

Po a ka një lidhje midis kullës dhe pushtetit? “Godina në vetvete nuk ka rëndësi.është pushteti që e kontrollon atë i rëndësishëm”, thotë ai.

Ndërsa sa i përket afrimit të të rinjve drejt librit, detyrë e vështirë për çdo romancier, autori është optimist.

“Ne të gjithë kemi nevojë për histori në një mënyrë apo në një tjetër. Nëse nuk është në libra dop ta kërkojmë në një mënyrë tjetër. Sigurisht që unë preferoj librin, sepse jam vetë shkrimtar, por jam e sigurt që kurrë nuk do braktisim një histori”, thotë De Leeuw.

 

Top Channel