Valës së denoncimeve për molestime i është shtuar edhe Jennifer Lopez. Aktorja dhe kërcimtarja amerikane ka treguar në një intervistë për ‘Harper’s Bazaar’ se i është bashkuar lëvizjes #MeToo me një denoncim të saj.

“Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ‘90. Mu kërkua nga regjisori të hiqja këmishën dhe ti tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra. E dija që ajo nuk ishte rruga e duhur. Në mendjen time ishte e qartë që nuk ishte një sjellje e mirë. E di që do përfundonte në një tjetër mënyrë, por mendoj se në fund shpirti i Bonx(vendi ku është rritur)më kujtoi që disa gjëra nuk i bëjmë”, tha Jennifer Lopez.

Pyetjes nëse ka patur abuzime gjatë kohës që ka qenë në Hollywood, Lopez u përgjigj duke u menduar pak më gjatë. “Nuk kam patur abuzime në mënyrën se si kanë denocuar shumë aktore kohët e fundit”, tha J-Lo.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel