Shkodran Mustafi është kthyer në një prej shtyllave të Arsenalit këtë sezon dhe këtë e tregoi edhe në dy sfidat e Europa League ndaj Milanit, por me Kombëtaren e Gjermanisë duket se gjërat nuk po i shkojnë si duhet.

Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar që Joakim Low t’i dërgojë një ftesë për t’u grumbulluar me kombëtaren gjermane, për sfidat miqësore të muajit Mars.

Në vend të tij në mbrojtje, ai ka grumbulluar Matias Ginter të Borusia Munchenglabachit dhe Platenhardt të Herthës së Berlinit, dy futbollistë të rinj, që kanë spikatur kohët e fundit në Bundesligë.

Janë vetëm ndeshje miqësore, por megjithatë kjo nuk është aspak një shenjë e mirë për mbrojtësin për të cilin do të ishte një humbje e madhe nëse nuk do të merrte një ftesë për në Rusi 2018.

Top Channel