Duke filluar që prej të premtes festivali multikulturor për fëmijë e të rinj, do të pasojë një fundjavë të gjatë me një sërë aktivitetesh jo vetëm rreth librit. Por edhe mbi ilustrimin, dizajnin, përkthimin apo shfaqe teatrale.

Të ftuar botues, librarë, krijues gjejnë në këto ditë një arsye më shumë për tu mbledhur e për të reflektuar rreth problematikave të leximit sot në Shqipëri.

“Promovimi i mirë i leximit do të shtrojë lexuesit, do të shtojë bashkëpunimin midis të gjithë faktorëve, botuesit, shkollës, familjes, shoqërisë, institucioneve. Do ta ndihmojë më shumë leximin biblioteka. Bibliotekat e shkollave, bibliotekat publike, të cilat me thënë te drejtën nuk janë në atë nivel që e kërkon koha”, thotë Petrit Ymeri, botues.

Por sfidat e letërsisë për të rinj sot nuk lidhen vetëm me infrastrukturën mbështetëse, por edhe me krijuesin në vetvete.

“Shkrimtar nuk bëhesh rastësisht, bëhesh me punë edhe me studim. Pastaj institucionet botuese pasqyrojnë atë veprimtari krijuese”, thotë Ymeri.

“Nuk është thjesht një panair për të parë clibra të rinj për fëmijë ka, por është një fundjavë e gjatë refleksioni mbi natyrën e librit fëminor, sfidat e reja që ka kjo letërsi në raport me lexuesin e ri shqiptar”, thotë Persida Asllani.

“Dikur është mbjellur grurë dhe ne duhet sot që këtë tokën që na la gjyshi ta mbjellim me grurë, se po e mbollëm me misër, sado që të presim të dalë grurë nuk do të dalë kurrë”, shprehet Rudi Erëbara.

Ky festival vjen si një sërë aktivitetesh të projektit lexuesit e së ardhmes, i mbështetur nga shtëpia botuese “Dituria”.

Top Channel