Shorti nuk ishte me shumë fat për skuadrat italiane të mbetura në Champions League, madje shkoi më keq sesa parashikimi.

Nga duart e një legjende, si ukrainasi Andriy Shevchenko, vazot e Nionit ripërsërisin finalen e Kardifit, me Juventusin që ka një mision mjaft të vështirë ndaj Realit të Madridit, kampion në fuqi. Sfida e parë do të luhet në Torino dhe ajo e kthimit në Madrid.

Barcelona do të luajë ndaj Romës, ndërsa Bayern Munchen do të luajë ndaj Sevillas.

Shorti i Championsit vendosi Manchester Cityn e Guardiolës përballë Liverpoolit të Jurgen Kloppit, trajneri që e komplikon më shumë se çdo tjetër rrugëtimin e “Citizens”.

Ndeshjet e para të Championsit do të luhen më 3 dhe 4 prill, ndërsa ato të kthimit më 10 dhe 11 të po të njëjtit muaj.

Top Channel