Diplomat false të “Kristalit”, Prokuroria gjeti prova. Universiteti diplomoi 900 italianë

15/03/2018 20:01

Prokuroria e Tiranës në vitin 2015 mbyllin hetimin për Universitetin “Kristal”, duke i kthyer përgjigje ministrisë së Arsimit se nuk kishte gjetur të dhëna se nga ky universitet ishin dhënë diploma edhe pas mbylljes së tij.

Kjo është përgjigja që prokurorja Suela Salavaçi, i dërgonte Ministrisë së Arsimit në verën e vitit 2016, gati një vit pasi Ministria ankohej se “Kristali” nuk dorëzonte regjistrat dhe se kishin dyshime për diploma fiktive.

“Për sa i përket pretendimeve lidhur me dyshimet se Universiteti “Kristal” ka vazhduar me dhënien e diplomave studentëve edhe pas heqjes së licencës për më tepër për studentë, të cilët nuk figurojnë fare si të tillë pasi ata nuk rezultojnë të pajisur me numër matrikulimi nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, nga hetimi nuk u provua asnjë rast që pas heqjes së licencës që të ketë ndonjë student të diplomuar”.

Por Ministria e Arsimit prej vitit 2014, ka gjetur 86 raste kur diplomat e “Kristalit” ishin falsifikuar. Ndërkohë, zëvendësministri i Arsimit tregoi dje edhe një fakt tjetër të rëndë.

“Kanë qenë 900 italianë të regjistruar, kur në “Kristal” nuk ka patur programe në gjuhën italiane apo angleze”, zëvendësministri.

Top Channel