Shqiptarët e Maqedonisë kanë shënuar një arritje historike pasditen e sotme, kur Parlamenti maqedonas votoi ligjin për gjuhët. Por ky votimi nuk ka kaluar pa polemika, apo edhe përplasje fizike, ku ajo që ra në sy ishte mes ish-kryeministrit Gruevski me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ish-udhëheqësi i VMRO-së dhe deputet aktual i kësaj partie është ngritur nga vendi i tij dhe së bashku me deputetët e tjerë është drejtuar te Talat Xhaferi për t’i thënë se kërkojnë shqyrtimin e amendamenteve, pasi Xhaferi hapi diskutimin për ligjin për gjuhën.

Gruevski është kapur nga pamjet teksa e ka lagur me një gotë uji kryeparlamentarin. I ndodhur nën këtë trysni, Xhaferi kërkoi 15 minuta pushim e doli nga salla, moment kur Gruevski ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht, por pa mundur për shkak të ndërhyrjes së sigurimit të Kuvendit.

Ndërkohë që jashtë Kuvendit të Maqedonisë ka pasur protesta kundër ligjit për gjuhët.

Top Channel