Paralajmërimi i OECD-së: Trump, kërcënim për ekonominë

14/03/2018 11:07

Një nga institutet më të njohura në Perëndim ka paralajmëruar Donald Trumpin se, një luftë tregtare e nxitur nga proteksionizmi amerikan kërcënon të dëmtojë rimëkëmbjen e ekonomisë globale, që ka arritur nivelin më të lartë të saj në 7 vite.

Pavarësisht parashikimeve të saj, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) thotë se, pret që ekonomia botërore të zgjerohet me 3.9 për qind në vitin 2018 dhe në 2019-n, me 0.3 për qind më shumë nga parashikimet e saj të nëntorit të shkuar.

OECD-ja thotë se investimet, tregtia dhe punësimi luajnë një rol në zgjerimin me bazë të gjerë, që ka çuar në një rritje ekonomike për 6 nga 7 vendet e “G7”-s.

“Reduktimi i taksave në SHBA, lajmëruar nga Trump pas parashikimeve të nëntorit të OECD-së, ishte një nga shkaqet përse parashikimi i rritjes është më i lartë sesa 4 muaj më parë”, thotë instituti.

“Rritja është e qëndrueshme ose në përmirësim në pjesën më të madhe të G20-s, e zgjerimi po vazhdon”, tha Alvaro Pereira, “OECD”.

Ai shtoi se tarifat e lajmëruara së fundmi nga Trump, 25 për qind për hekurin e importuar dhe 10 për qind për aluminin, e kanë bërë ekonominë globale të prekshme ndaj një lufte të mundshme tregtare. Kjo, sipas tij kërcënon rimëkëmbjen dhe është një rrezik i konsiderueshëm, që OECD-ja shpreson të mos materializohet, pasi do të ishte shumë dëmtues.

Top Channel