Këtë të martë ai shokoi fansat kur tha se marrëdhënia e tij me supermodelen, Gigi Hadid, ka përfunduar pas dy viteve së bashku.

Bëhet fjalë për Zayn Malik, i cili pavarësisht deklaratave për përfundimin e lidhjes me supermodelen duket mjaft i relaksuar teksa shijon pushimet e tij në Miami.

25-vjeçari ka publikuar foto në të cilat ekspozon trupin e tij të mbushur me tatuazhe.

Ajo çfarë bie në sy është tatuazhi i tij me sytë e Gigit , të cilin këngëtari e realizoi disa muaj më parë.

Edhe pse marrëdhënia e tyre përfundoi, tatuazhi në trupin e tij mbetet një kujtim i bukur nga lidhja dy vjeçare me supermodelen.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel