Zhoze Murinjo, trajneri i Mançester Junajtid, deklaroi pas eliminimit nga Liga e Kampioneve se Sevija pati fat para portës.

“Jemi të zhgënjyer. Sevija erdhi të luante siç luajti dhe i doli mirë”, shpjegoi portugezi.

Kur u pyet për shpenzimet e mëdha që ka bërë dhe rezultatet që nuk po vijnë, Murinjo u justifikua kështu: “Të gjithë shpenzojnë para’, apo jo? Të gjitha klubet investojnë. Kur fitohet, fitojmë të gjithë; kur humbet, humb trajneri. Kështu është në të gjithë botën. Kështu që, sot humba unë dhe jam unë ai që ka gabuar”.

Në fund, Murinjo nuk harroi të kujtonte triumfet e tij kur nuk ishte trajner i Mançesterit.

“Unë vetë e kam eliminuar dy herë Mançesterin në Angli. Një herë me Porton dhe një herë me Realin. Eliminimi nuk është gjë e re për klubin”, tha “Speciali”.

Top Channel