Padurimi për të mbaruar punët e ka shtyrë një mekanik që të ngasë makinën e tij edhe pa timon, duke vendosur një çelës mekanik për të drejtuar mjetin dhe për më shumë, të gjithë skenën e ka xhiruar me celular.

Nuk ka mjaftuar fakti që ka zbritur në rrugë me një makinë pa timon, por e bëri publike me një video që hodhi në rrjetet sociale. Një mekanik që ishte duke bërë disa punime në makinën e tij guxoi të përdorë makinë edhe pse nuk e kishte volantin. Për të bërë manovimin e makinës, ai përdori një çelës mekanik të cilin e vendosi te boshtin e timonit.

Mekaniku arriti të lëvizte në rrugë, madje duke bërë edhe lëvizje nëpër kthesa, ndërsa të gjithë këtë veprim e ka dokumentuar me një video që u bë shumë shpejt virale në rrejtet sociale.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel