Një studente ruse juridiku, e cila njihej si “më e bukura e kursit”, ka rrëfyer se si një aksident me makinë, i shkaktuar nga i dashuri i saj, e ka shndërruar tërësisht.

Maria Lebedeva u verbua dhe pësoi dëmtime në tru pasi i dashuri i saj i “nevrikosur” kaloi me të kuqe dhe u përplas me një makinë tjetër në Novosibirsk, në jug të Rusisë.

23-vjeçarja, e cila ëndërronte të bëhej avokate, është në agoni gjatë gjithë kohës që nga gushti i vitit 2016. Ajo e ka treguar historinë e saj të tmerrshme në mënyrë që të gjejë doktorë që mund ta ndihmojnë.

“Kam qëndruar në koma për 10 ditë. U verbova, pësova dëmtime në tru dhe në shtyllën kurrizore. Unë u vonova gjysmë ore dhe i dashuri ishte zemëruar shumë. Sapo hyra në makinë, ai po më bërtiste. Pas aksidentit, më braktisi. Më tha që nuk e kishte fajin vetëm ai, por të dy. As falje nuk më kërkoi. Nga ai aksident nuk humba vetëm bukurinë, por më shumë se aq”, shprehet Lebedeva.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel