Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Kristjan Karaxhuku, 21 vjeç, dhe Ervis Shehu, 19 vjeç, të dy të shpallur më herët në kërkim për veprën ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, Sulltan Rrapi, 20 vjeç dhe Petrit Ndoci, 44 vjeç, janë arrestuar pasi shpërndanin në bashkëpunim me njëri tjetrin hashash në shkollat e mesme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm ju janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “ Cannabis Sativa” e ndarë në porcione gati për t’u shitur. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e Ndocit, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument (tesera sanitaria) dhe 1 kartë identiteti.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “ Falsifikim dokumentash”.

Top Channel