Pse nuk i shet Redoni këngët e tij?

13/03/2018 11:14

Kantautori i njohur Redon Makashi ishte i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”. Pas koncertit të suksesshëm në Pallatin e Kongreseve, ai tregoi se Prishtina do të jetë destinacioni i radhës për Tre Musketjerët, planifikuar më 14 prill.

Ndërkohë që “ritakimi” më i afërt i tyre është më 14 mars, në Ditën e Verës, ku ata do të mbajnë një koncert te Pazari i Ri. I pyetur për projektet, kantautori tregoi se ka shumë materiale në dorë që po i përgatit. Përsa u përket këngëve të tij, ai tha se “ato nuk do t’i shesë kurrë, pasi janë si qelizat e trupit”.

Top Channel