Këtë të dielë është mbajtur premiera e “American Idol”, në të cilën këngëtarja Katy Perry është pjesë e jurisë.

Një nga konkurentët e spektaklit ishte edhe Benjamin Glazein, djali i cili rezultoi fitues.

Por gjatë spektaklit Benjanim deklaroi se nuk kishte pasur asnjë të dashur në jetën e tij, e pikërisht në këto momente, Katy, i thotë se mund të afrohet pranë saj e ti dhurojë një puthje në faqe.

Benjamini e bën këtë, por Katy nuk mjaftohet me kaq.

Pas puthjes së parë, ajo i kërkon një të dytë. Shumë i emocionuar djali afrohet për ti dhënë puthjen e dytë në faqe, por Kate pikërisht në këtë moment devijon kokën dhe e puth në buzë.

Pas këtij gjesti, Benjamin rrëzohet në tokë nga emocionet.

Top Channel