Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur të ndërhyjë sërish për incidentet e tifozëve këtë radhë në kategorinë e parë dhe me subjekt sërish Tiranën. Formacioni kryeqytetas që marshon bindshëm drejt ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar është dënuar me një ndeshje.

Në arsyetimin e institucionit në varësi të FSHF-së, nënvizohet se dënimi i bardhebluve bëhet për shkak të sjelljes së mbështetësve të ekipit, edhe pse Tirana insiston se asgjë e penalizueshme nuk ndodhi në fundjavë.

“Tirana luan të shtunën ndeshjen e radhës në shtëpi. Përballë Tomorit, të shtunën në orën 14:00, dyert e stadiumit “Selman Stermasi” do të jenë të mbyllura. Komisioni i Disiplinës ka vendosur çuditërisht të dënojë (pa ndodhur asgje ne Pogradec), Tiranën të luajë një ndeshje pa tifozë. Të shtunën për një tjetër trepikësh!”

Ndërkohë Disiplina paralajmëroi Partizanin për një dënim nëse do të përsëritet sjellja e gabuar e spektatorëve. FSHF dënoi për lojë të rëndë ndaj futbollistëve kundërshtarë, bujar Idrizin e Kukësit dhe Alhasan të ekipit të Teutës.

Top Channel