Fshati anglez në kufirin më të rrezikshëm të botës

13/03/2018 13:02

Një lokal anglez, një kabinë telefonike e kuqe, ushtarët e Mbretëreshën, mure kështjelle dhe një pamje perfekte e “Stonehenge”.

Në fakt nuk është një fshat i Britanisë, por një qytet në një nga kufijtë më të rrezikshëm të botës.

Fshati i çuditshëm angles është ndërtuar në qytetin mes kufirit të dy Koreve, të quajtur Paju.

Modelet janë ndërtuar në gjithçka britanike, madje dhe ushqimi që shërbehet në lokal, peshku, patatinat dhe birra e ngrohtë.

Por teksa rrethimet e çuditshme kanë treguar se janë tërheqëse me një bum turistësh, vetëm disa qindra metra më tutje është Veriu sekret, ku janë rregullat e hekurta të Kim Jong-un.

Nga maja e fshatit anglez mund të shihen kodrat e Koresë së Veriut, dhe të dëgjohet muzika e propagandës që vijon gjatë gjithë ditës.

Vetëm disa kilometra në verilindje është zona e demilitarizuar, e cila është një hapësirë 2 km mes dy vendeve aziatike, që menaxhohet nga Kombet e Bashkuara, dhe shpesh quhet “kufiri më i frikshëm në botë”.

FOTO GALERI
2/31

Top Channel