Argjentina, pa dyshen Dybala-Icardi në miqësoret ndaj Italisë e Spanjës

13/03/2018 11:56

Fundi i muajit mars ka rezervuar një sërë ndeshjesh miqësore luksi, e mes tyre janë edhe përballjet që Argjentina do të luajë kundër Italisë e Spanjës, pikërisht në datat 23 dhe 27 mars.

Trajneri i nënkampionëve të botës, Jorge Sampaoli publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ku bie në sy rikthimi i Gonzalo Higuainit, i cili në sfidat e fundit ishte lënë jashtë skuadre.

Higuain do të jetë në repartin e sulmit së bashku me Lionel Messin, Sergio Agueron, Angel Di Marian, Pavonin dhe Lautaro Martinez. Për këtë të fundit, kjo është hera e parë që grumbullohet me përfaqësuesen argjentinase.

Por, më shumë sesa rikthimi i Higuainit, ajo që bie në sy në këtë listë janë mungesat e Paulo Dybalës dhe Mauro Icardit, gjë që ishte paralajmëruar edhe më parë nga mediet argjentinase.

Sulmuesi i Juventusit është riaftësuar nga dëmtimi dhe në 3 sfidat e fundit të “Zonjës se vjetër” në kampionat e Champions ka gjetur rrugën e rrjetës, megjithatë ai u la jashtë skuadre për këto dy ndeshje miqësore.

Ndërsa Icardi vazhdon të mos jetë në formën e tij më të mirë, duke i dhënë një motiv Sampaolit për të mos e marrë sulmuesin e Interit në skuadër.

Lista e plotë.

Portierë: Sergio Romero (Manchester United), Nahuel Guzman (Tigres), Willy Caballero (Chelsea)

Mbrojtës: Javier Mascherano (Hebei China Fortune), Nicolas Otamendi (Manchester City), Federico Fazio (Roma), Gabriel Mercado (Sevilla), Marcos Rojo (Manchester United), Ramiro Funes Mori (Everton), Marcos Acuna (Sporting CP), Nicolas Tagliafico (Ajax Amsterdam), Fabricio Bustos (Independiente)

Mesfushorë: Lucas Biglia (AC Milan), Ever Banega (Sevilla), Leandro Paredes (Zenit St Petersburg), Manuel Lanzini (West Ham United), Giovani Lo Celso (Paris Saint-Germain), Diego Perotti (Roma), Eduardo Salvio (Benfica), Pablo Perez (Boca Juniors), Maximiliano Meza (Independiente)

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Gonzalo Higuain (Juventus), Angel Di Maria (Paris Saint-Germain). Cristian Pavon (Boca Juniors), Lautaro Martinez (Racing Club).

Top Channel