Pasi ditë më parë i akordoi “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Presidenti Ilir Meta ishte ditën e sotme në familjen e Agur Vrenozit, i cili u vra në përpjekje për të ndaluar një grabitje në Fier.

Ndërsa i shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit, Meta tha se autorët e vrasjes duhet të marrin ndëshkim shembullor nga drejtësia.

“Agur Vrenozi është heroi i vlerave qytetare. Akti i tij sublim, frymëzues për brezin e ri dhe mbarë shoqërinë tonë”, tha Meta.

Top Channel