Si pjesë e nxitjes së familjeve në nevojë që kanë të paktën një anëtar të aftë për punë, që të dalin nga ndihma ekonomike, Qeveria ofron trajniom në qendrat profesionale dhe një shpërblim prej 55 mijë lekësh të vjetra gjatë periudhës së trajnimit.

“Ndihma ekonomike është moment solidariteti që duhet të jetë sa më i shkurtër. Sot, kush del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë, del nga një situatë kur merrte mesatarisht 35 mijë lekë të vjetra dhe ka në dorë nga shteti 55 mijë lekë që të shkojë e të bëjë kurs profesional në qendrat e formimit profesional”, deklaron Kryeministri Edi Rama.

Kreu i Qeverisë i bëri këto deklarata nga një takim që zhvilloi me punonjës të një sipërmarrjeje private.

Top Channel