Ministrja Nikolla viziton në spital gjimnazisten e plagosur në Skrapar

12/03/2018 14:04

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka vizituar në spitalin e Traumës në Tiranë gjimnazisten e aksidentuar në Skrapar mëngjesin e kësaj të hëne.

Mjekët e informuan ministren për gjendjen e vajzës e cila është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezik për jetën. Ajo kërkoi nga mjekët angazhim maksimal dhe i uroi vajzës shërim të shpejtë.

Ministrja e Arsimit prej mëngjesit të sotëm është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Drejtorisë Arsimore Berat dhe zyrën Arsimore Skrapar për rrethanat e aksidentin dhe gjendjen e nxënësve të plagosur.

Top Channel