KQZ: Partitë politike të dorëzojnë raportet financiare vjetore brenda 31 marsit

12/03/2018 11:49

Partitë politike duhet të dorëzojnë brenda 31 marsit raportet vjetore financiare të vitit 2017, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Ju kujtojmë partive politike të regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës detyrimin për të depozituar raportet financiare vjetore të vitit 2017, brenda datës 31 mars 2018. Sipas ligjit për partitë politike dorëzohen raportet financiare vjetore 1 herë në vit dhe duhet të jenë sipas rregullave për raportimin financiar dhe duhet informacion i hollësishëm për burimet e financimit të partisë politike gjatë vitit kalendarik, shpenzimet e kryera nga partia politike, subjektet e lidhura drejt për drejtë ose tërthorazi me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, të cilat deklarohen nga vetë partia politike, si dhe çdo informacion tjetër që parashikon ligji për partitë politike i ndryshuar, për aktivitetin financiar të partisë politike”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

Top Channel