Gruaja me këmbët e fryra që po “çmend” Instagramin (Foto)

12/03/2018 12:54

Një grua me këmbë shumë të trasha po përdor Instagramin për t’i thënë të gjitha femrave që ta duan trupin e tyre, pavarësisht se ai nuk është perfekt.

30-vjeçarja Carmen Smith, banore në Kaliforni, ka duruar përgjatë gjithë jetës komentet tallëse të njerëzve, pasi këmbët e saj janë shumë të trasha për shkak të limfedemës.

Ajo i ka fshehur këmbët për vite të tëra, por tashmë ka nisur të pozojë me të brendshme për 48 000 ndjekësit e saj në Instagram.

“Jemi të gjithë ndryshe nga njëri-tjetri dhe ndryshimi na bën të bukur”, thotë Smith.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel