Lidhja mes Barcelonës dhe sulmuesit francez Antoine Griezmann ka filluar të marrë formë.

Fundjavën që lamë pas, bashkëshortja e sulmuesit të Atletico Madrid po kërkonte shtëpi në Barcelonë. Griezmann i deklaroi besnikëri skuadrës Atletico Madrid këtë sezon, duke qenë se ata ishin të privuar nga merkatoja, por duket se në fundin e sezonit francezi do të provojë një tjetër eksperiencë.

Barcelona duket më afër dhe mediat iberike po gjejnë detaje të vogla për lidhjen mes palëve. E përditshmja “Marca” i referohet një raportimi të “Catalunya Radio”, sipas së cilës, francezi po kërkon shtëpi në rajonin e Barcelonës.

Bashkëshortja e sulmuesit është parë në një zyrë imobiliare në qytezën Castelldefels, ku kanë rezidencat Luis Suarez, Lionel Messi dhe Philippe Coutinho. Disa orë më vonë, zonja e Griezmann është parë në Pederalbes, ku kanë rezidencat e tyre Dembele dhe Neymar.

Griezmann është një prej sulmuesve më të kërkuar në Evropë, ku përveç Barcelonës, ai pëlqëhet nga Manchester United, PSG dhe Real Madrid.

Top Channel