Një polic humbi jetën nga përplasja e tifozëve para sfidës Athletic Bilbao-Spartak i Moskës

Dhuna e shfaqur në 15 ditët e fundit në Greqi, Francë, Angli, e Spanjë nuk i ka lënë aspak indiferente UEFA-n e FIFA-n, të cilat kanë vendosur të ndërmarrin sanksione shembullore kundrejt tifozëve ultras dhe klubeve që nuk janë në gjendje që t’i kontrollojnë ato.

Por çfarë është më e keqja, ka klube që bashkëjetojnë me tifozerinë e dhunshme. Qeveria e futbollit europian po mendon të modifikojë Kodin e saj të Disiplinës dhe të rrisë ndjeshëm masat e dënimit.

Flitet se masat e para që do të ndërmerren janë mbyllja e stadiumeve, ndalimi i tifozëve ultras që të ndjekin skuadrat në transfertë, deri në përjashtim nga kompeticionet europiane të atyre klubeve që bashkëjetojnë me tifozët e dhunshëm.

Javën e ardhshme do të mblidhet Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, që do të shqyrtojë rastet e incidenteve në Paris, në prag të sfidës mes PSG-së dhe Realit të Madridit. Në të njëjtën javë, UEFA do të mbajë një mbledhje me përfaqësues të federatave angleze, franceze e greke, ku do t’u kërkojnë informacione për atë çfarë ndodhi në fushën e Lilles, Ëest Hamit dhe PAOK-ut.

UEFA do t’u kërkojë gjithashtu këtyre federatave që të ndërmarrin dënime shembullore ndaj këtyre klubeve, deri në përjashtimin e tyre nga kompeticionet europiane.

Top Channel