BSH çel “Javën e Parasë”, theksi tek edukimi financiar i popullsisë

12/03/2018 16:03

Banka e Shqipërisë çeli zyrtarisht “Javën e Parasë”, një seri aktivitetesh që vënë theksin tek edukimi financiar i popullsisë.

Guverantori Gent Sejko tha se ky vit bart një rëndësi të veçantë, pasi shënon plot një dekadë angazhimi të Bankës së Shqipërisë në fushën e edukimit financiar, veçanërisht për moshat e reja.

Gjatë aktivitetit të çeljes, ku merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të bankave private, guvernatori tha se kjo përpjekje synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmenduara.

Periudha nga 12 marsi deri më 18 mars njihet ndërkombëtarisht si “Java e Parasë” dhe festohet në 125 shtete të botës.

Top Channel