E shtuna shënoi momente paniku në futbollin evropian. Në ndeshjen e kampionatit francez Lille-Montpellier, shumë tifozë të skuadrës së Lille pushtuan fushën në fund të kësaj sfide që u mbyll me barazimin 1-1.

Të zemëruar nga momenti që po jeton Lille,e pozicionuar e parafundit, tifozët hynë në fushën e lojës dhe shkuan në drejtim të futbollistëve të cilët i sulmuan duke hedhur objekte të ndryshme, ndërkohë që nuk munguan fyerjet e kërcënimet.

Në një situatë të tillë u desh ndërhyrja e forcave të rendit të cilët krijuan një zinxhir në hyrje të tunelit që të con në dhomat e zhveshjes për të garantuar largimin e futbollistëve nga fusha e lojës

E njëjta pamje e shëmtuar u pa edhe në Premier League angleze në sfidën mes West Hamit dhe Burnley, në ‘London Stadium’, e mbyllur 3-0 për Burnley. Gjithçka nisi në minutën e 67 kur Barnes shënoi golin e parë për Burnley.

Në atë moment ishin 2 tifozë që hynë në fushën e lojës njëri prej të cilëve u largua me forcë nga kapiteni i Ëest Hamit Mark Noble. Ndeshja rifilloi dhe Burnley shënoi edhe golin e dytë në minutën e 70.

Gjendja u rëndua në të 81 minutë kur Wood shënoi edhe golin e tretë që u shoqërua nga pushtimi i dytë i fushës nga ana e tifozëve të West Hamit Në këtë moment u kërkua edhe largimi i pronarëve të West Hamit, David Sullivan e David Gold. ndërkohë Federata Angleze reagoi ndaj kësaj ngjarje, duke deklaruar se do të bëjë hetimet e saj ndërkohë që pret edhe raportin e arbitrit të ndeshjes

Top Channel