19 shtetas sirian që do të kalonin kufirin në mënyrë ilegale për në Mal të Zi janë kapur nga policia e Shkodrsë mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit në afërsi të Urës sa Bahçallëkut.

Në prangat e policisë kanë rënë shoferët e automjeteve që po transportonin klandestinët që janë shtetasit Aldo Ukaj, 32 vjeç, banues në Shkodër, si dhe Alfonc Capi, 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit me iniciale G.G, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Top Channel