Nga fitorja në fitore! Dybala ngjit Juven në krye të Serie A

11/03/2018 16:59

Shpenzuan në maksimum energjinë në mesjavë, duke arritur të fitojnë në transfertë e Tottenham që u shoqërua me kualifikim në Champions League, por sërish bardhezinjtë nuk ndalen.

Juventusi vazhdoi me fitore edhe në Seria A, duke mposhtur pastër 2-0 Udinesen dhe merr përkohësisht kreun e Serie A.

Protagonist absolut i takimit ishte sërish argjentinasi, Dybala me dy golat e shënuar.

Ndërkohë, Lazio ngeci në transfertën e Cagliarit në një barazim 2-2.

Top Channel