Milani ia ka dalë të marrë një fitore në frymën e fundit në Genoa, falë golit të shënuar nga portugezi Andres Silva. Kuqezinjtë kanë vuajtur të gjejnë golin për minuta të tëra ndaj kuqebluve, që ishin rreshtuar mirë në fushë.

Në sekondat e fundit të takimit, një krosim i Susos në zonë, u shfrytëzua mirë nga Andre Silva, që goditi me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetën e portierit Perin.

Me këtë 3-pikësh, Milani ruan serinë e rezultateve pozitive, pasi tani është vetëm 6 pikë larg zonës Champions.

Top Channel