Xhudistja e njohur Majlinda Kelmendi ishte sërish në fokusin e gjigantit mediatik amerikan CNN, për arritjet e saj impresionuese në sport.

26-vjeçarja është ikona më e madhe e sportit në Kosovë, medalistja e parë e vendit në një olimpiadë dhe frymëzim për të rinjtë që merren me disiplina jo shumë masive, siç është xhudo.

CNN i kushtoi një material të zgjeruar talentit nga Peja në rubrikën prestigjioze “Legjendat e xhudos”. Kur ajo mbajti flamurin e Kosovës në Olimpiadën e Rios në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte mbi të dhe ajo nuk zhgënjeu në turne.

Majlinda Kelmendi mundi kampionen e botës në fuqi asokohe, japonezen Misato Nakamura si dhe italianen Xhufrida. Një veprim i bukur që i dha një “yuko” në finale, ishte mjaftueshëm për medalje. Federata Ndërkombëtare e Xhudos i ka dhënë me meritë jo pak tituj prestigjiozë dhe Grand Slam-e, por fitorja më e madhe, siç thotë Majlinda, është përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare me simbole zyrtare.

Top Channel