Shembje në Peshkopi-Kukës, rrëshqitje toke nga reshjet e dendura

08/03/2018 11:02

Reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e më shumë se 70 centimetra bore ka shtuar ndjeshëm prurjet e përrenjve malorë edhe në qarkun e Dibrës.

Rruga Peshkopi-Kukës është dëmtuar në 3 segmente si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes thonë se dëmi është shumë i madh dhe duhet ndërhyrja e Autoritetit të Rrugëve.

Në segmentin Trebisht-Doganë Maqedoni po punohet ende për hapjen e rrugës pas bllokimit nga rrëshqitja e tokës një ditë më parë.

Top Channel