Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në periferi të qytetit të Korçës.

Prè e personave të maskuar dhe të armatosur, këtë herë kanë rënë dy persona që udhëtonin me një automjet.

Grabitësit kanë dhunuar dy shtetasit në fjalë, e më pas iu kanë marrë edhe automjetin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel