Një super operacion po zhvillohet prej orëve të para të mëngjesit të së martës, prej departamentit të anti-terrorit grek në kryeqytetin e vendit Athinë.

Sipas informacioneve të para, 6 persona janë arrestuar, ndërsa janë sekuestruar sasi armësh dhe lëndësh eksplozive.

Burime të besueshme të Top Channel në Athinë, thanë se bëhet fjalë për shkatërrimin e një organizate të ekstremit të djathtë, shumë pranë partisë naziste “Agimi i Artë”, e cila po përgatitej për të kryer akte terroriste.

Top Channel