Superiore, Kamza ndalet sërish. Luftëtari, me sytë nga Europa

05/03/2018 18:13

Surprizat e Kamzës në Kategorinë Superiore duket se kanë nisur të mbarojnë dhe ekipi i periferisë së kryeqytetit po futet ngadalë në vallen e mbijetesës.

Në këtë gjendje kontribuoi edhe humbja 1-0 në Gjirokastër, ndaj Luftëtarit vendas, që e çoi ekipin në vendin e 7 në renditje.

Një gafë e portierit Gjonikaj në pjesën e dytë ishte ajo që vendosi gjithçka në transfertën e Kamzës.

Goditja e Donald Rapos drejt kuadratit të miqve përfundoi në rrjetë, me bashkëpunimin e mbrojtësit ekstrem të Kamzës.

Ky ishte edhe aksioni kulmor, që e katapultoi Luftëtarin në vendin e 4-t të Superiores, plotësisht në garë për një vend në Europa League.

Top Channel