Receta/ Pasta farfalle me karkaleca, pomodorini dhe sallatë mikse

05/03/2018 15:24

Me 500 lek mund të bëjmë receta të ndryshme, duke përfshirë edhe produktet e detit, mjafton pak fantazi dhe mund të realizojmë një drekë të shijshme dhe të shëndetshme për 4 persona.

Produktet që kemi blerë me 500 lekë janë:
Pasta farfalle ( makarona ne formë fluture)
4 karkaleca të mëdhenj ose 8 mesatar
pomodorini
presh
karrotë
selino
hudhër
vaj, kripë, piper
sallatë mikse( jeshile, lakër e bardhe, lejla etj)

Përgatitja:
Kalojmë pastat në ujë të valuar me kripë sipas instruksioneve në ambalazh. Ndërkohë që pastat ziejnë përgatisim salcën. Presim në kubikë të vegjël preshin, selinonë, karrotë i shtojmë në tigan, pa vaj që të avullojë lëngu i tyre. më pas shtojmë vaj ulliri dhe hudhrën. Kur të kenë marrë ngjyrë shtojmë karkalecat dhe pomodorinit. I hedhim pak ujë nga i makaronave, në mënyrë që të zbuten perimet. Kujdesemi që makaronat t’i heqim në kohën e duhur dhe t’i bashkojmë në tigan me përbërësit e tjerë. Pasi janë bashkuar shijet, i servirim në pjatën. Sallatën mikse e marinojmë ne kripë, piper, vaj ulliri. Dreka e shpejtë dhe me pak shpenzime është gati, ju bëftë mirë!

Top Channel