Unai Emery do të ketë në dispozicion Kylian Mbappe dhe Marquinhos për sfidën e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit.

Lajmi u publikua nga të përditshmet franceze ‘Le Parisien’ dhe ‘L’Equipe’ sipas të cilave nëse nuk do të ketë ndonjë befasi në çastet e fundit të dy lojtarët do të jenë në fushën e lojës kundër kampionëve në fuqi të Evropës.

Marquinhos shfaqi probleme muskulare në sfidën që Paris Saint Germain zhvilloi ndaj Olympique të Marseille, e njëjta sfidë ku u dëmtua edhe braziliani Neymar. Emery preferoi që të të tregohej i kujdesshëm me të dhe priti testet mjekësore të cilat në fund treguan se mbrojtësi do të mund të luajë në Parkun e Princave ndaj madrilenëve.

Ndërsa Mbappe, dyshimet për të ishin të mëdha për shkak të dëmtimit të tij në kavilje, edhe ky në sfidën me Marseille. Sulmuesi 19-vjeçar nuk është riaftësuar plotësisht nga ky dëmtim, por në Francë flasin me siguri për praninë e tij në ndeshjen e së martës me Realin e Madridit.

Top Channel