Foto ilustruese

Një nxënës i klasës së 10 në Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” në Pejë ka qëlluar me thikë mësuesin e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë së hënës pas një mosmarrëveshje që kishin pasur gjatë orës së mësimit.

Këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se i dyshuari është identifikuar, por policia është në kërkim të tij, për shkak se ai ka ikur nga vendi i ngjarjes pas incidentit.

“Në afërsi të shkollës “Shaban Spahija” në rrugën “Esat Mekuli”, një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë në këmbë. I dyshuari si autor është identifikuar, është i mitur, të dhëna tjera nuk mund të japim për shkak se është i mitur, megjithatë jemi në kërkim të tij për shkak se ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.

Top Channel