“Nëse luajmë si Juve, do të kalojmë”

05/03/2018 20:13

Blaise Matuidi i lëshon sfidën Tottenhamit. Mesfushori francez i Juventusit, i intervistuar nga faqja zyrtare e klubit, deklaron se bardhezinjtë do të shkojnë në Londër për të fituar.

“Në Torino treguam se mund t’i vëmë në vështirësi. Do të shkojmë në Londër për të shënuar dhe për të fituar. Nëse luajmë siç dimë, me ndihmën e tifozëve tanë, si në Romë, do të kalojmë turin”, tha Matuidi.

“Tottenham është një skuadër që luan mirë, vjen nga një periudhë e mirë në kampionat dhe është paraqitur mirë në Champions”, shtoi mesfushori francez.

Juventusi ka barazuar 2-2 ndeshjen e parë ndaj Tottenham, të vlefshme për 1/8 e Champions League. Bardhezinjtë duhet të fitojnë ose të barazojnë 3-3 për të kaluar më tej.

Top Channel