Autobusi me shqiptarë merr flakë në Kroaci

04/03/2018 19:32

Një autobus që po udhëtonte nga Kroacia në drejtim të Kosovës ka marrë flakë pranë kufirit serbo-kroat.

Fillimisht mediat kroate dhe më pas edhe Ministria e Jashtme e Kosovës fatmirësisht konfirmuan se asnjë prej pasagjerëve, që të gjithë shtetas të Kosovës, nuk ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje.

Mësohet se flakët kanë shpërthyer në territorin kroat, 30 kilometra para se mjeti të hynte në Serbi.

Autoritetet kroate janë duke hetuar ngjarjen, ndërkohë që paraprakisht raportohet se shkak i flakëve mund të ketë qenë nxehja e motorit dhe një avari teknike në funksionimin e tij.

Top Channel