Peleshi: Skema e kulturës arrore, deri në 5 milionë lekë për hektar

03/03/2018 10:59

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi gjatë një vizite në një fermë të mbjellë me arra në Gjirokastër ka sqaruar edhe skemën për kulturën arore, e cila parashikon një subvencion deri në 5 milionë lekë për hektar.

“Ne japim deri në 3 milionë lekë të vjetra për hektar plus 2 milionë lekë për hektar për ujitjen, pra rreth 5 milionë lekë për hektar në qoftë se është një grupim fermerësh, apo një fermer që investon në një fermë më të madhe se 5 hektarë, kjo rritet me 25 %, mbi 10 hektarë rritet me 50%. Pra, kemi një formulë në Skemë që inkurajon bashkimin e fermerëve, krijimit i të ashtuquajturave Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor apo grupimeve të fermerëve në një shoqatë, sepse vetëm përmes kooperimit, ne mund të ulim kostos e prodhimit, të rritim produktivitetin dhe ta bëjmë kokurruese bujqësinë”, ka sqaruar Peleshi.

Ministri u rikujtuoi dhe njëherë fermerëve që thirrja për aplikime është çelur në 28 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për një muaj.

 

Top Channel